Beqaj: GJL të vërë në lëvizje Kolegjet e Bashkuara! Një vendim i ri unifikues do të forconte sigurinë juridike

Beqaj: GJL të vërë në lëvizje Kolegjet e Bashkuara! Një vendim i ri unifikues do të forconte sigurinë juridike

Letër e hapur drejtuar anëtarëve të Gjykatës së Lartë   Nga Ilir Beqaj Të nderuar anëtarë të Gjykatës së Lartë, Vendimi nr. 5 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, datë 11.11.2003, ka vendosur një rregull të rëndësishëm të së drejtës lidhur me përcaktimin e rrethanës rënduese sipas paragrafit të dytë të nenit 134 të Kodit Penal. Në këtë vendim, Kolegjet e Bashkuara kanë arsyetuar: “Në raport me zhvillimin aktual ekonomik e gjendjen ekonomike të individit e të shoqërisë, Kolegjet e Bashkuara përcaktojnë si kritere orientuese për vlerën si pasojë të rëndë në rastet e vjedhjes së parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal: 1. Shuma ose sende me vlerë mbi 1.000.000 lekë, kur ato u vidhen individëve. 2. Shuma ose sende me vlerë...