Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Belinda e ka Ramën në thes”, Paloka zbërthen arsyen e zvarritjes: Kryeministri po blen kohë sepse është i rrezikuar
Mbledhja maratonë e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku, ka nxjerrë në pah atë që opozita e cilëson si një përpjekje të dëshpëruar të kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur bashkëpunëtoren e tij të ngushtë, jo për hir të saj, por për të shpëtuar veten. I ftuar në një emision televiziv, Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe deputet i kësaj force politike, akuzoi Ramën se po përdor çdo mekanizëm për të zvarritur procedurat, duke treguar një standard të dyfishtë në krahasim me rastet e mëparshme. Sipas Palokës, debati disa orësh për çështje procedurale, si dorëzimi ose jo i dosjes në format USB, është vetëm një manovër për të fituar kohë, teksa shtoi se praktika për...