Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat

Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat

Sali Berishës i jepet vizë për në SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit sqaroi më herët për ABC News se ka lëshuar disa përjashtime për të sanksionuarit bazuar në nenin 7031(c), kur u pyet për kryetarin e PD. Lëshime që përfshijnë një grup të sanksionuarish, përfshirë Berishën.Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, analisti Roland Bejko komentoi lajmin e DASH i cili i lejoi Berishës hyrjen e tij në SHBA. Gjatë intervistës, Bejko tha se DASH nuk ka rrëzuar akuzat për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u ndal edhe te shumat e shpenzuara për lobim, duke deklaruar se sipas të dhënave publike janë shpenzuar rreth 6.5 milionë dollarë.“Gjithë opinioni publik ka paguar rreth 6.5 mln dollarë. Lobimi ka vazhduar intensivisht. Zotit Berisha i pëlqen të thotë...