“Bëhu pjesë e ekipit që çon vendin në BE”, MEPJ kërkon 10 ekspertë për t’iu bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të integrimit të përshpejtuar, ka shpallur thirrjen e dytë për shprehjen e interesit nga profesionistë dhe ekspertë shqiptarë për të qenë pjesë e ekipit të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel, Belgjikë. Sipas njoftimit zyrtar, thirrja është e hapur për nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm, ata të Administratës Publike, si dhe çdo qytetar shqiptar – profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara sipas pozicioneve të hapura për rekrutim. Kjo thirrje mbështetet në Ligjin nr. 24/2026 “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë” dhe synon të përfshijë ekspertizën më të mirë shqiptare në procesin e integrimit evropian. MEPJ...
Burimi:
javanews.al