Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria më pranë familjes evropiane

Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare: Shqipëria më pranë familjes evropiane

Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, e cila hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane. Kreu i Shtetit e cilësoi atë si një tjetër moment historik në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë. “Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane”, – theksoi Kreu i Shtetit në mesazh, duke uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme. “Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”, – shprehet Kreu i Shtetit për procesin e mbetur drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Mesazhi i plotë i Presidentit...