Begaj në Samitin e SEECP: Shqipëria e angazhuar në procesin e reformave për integrimin në BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje. “Forcimi i unitetit rajonal për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt, reflektim mbi 30 vite partneritet dhe progres” ishte tema e këtij samiti që shënon, gjithashtu 30-vjetorin e krijimit të SEECP-së. Në prani të Presidentëve, Kryeministrave dhe përfaqësuesve të qeverive të shteteve anëtare të këtij procesi, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, forcimit të sigurisë rajonale, bashkëpunimit politik dhe ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore dhe qëndrueshmërisë energjetike në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti Begaj e cilësoi procesin e SEECP-së si nxitës të progresit të vërtetë në të gjithë rajonin tonë dhe një platformë që vazhdon të formësojë të ardhmen...
Burimi:
vizionplus.tv