“BE-ja është bekim për ne”/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më shumë shpejtësi dhe më pak pengesa burokratike

“BE-ja është bekim për ne”/ Rama intervistohet nga ambasadori italian në Berlin: Duhet më shumë shpejtësi dhe më pak pengesa burokratike

Në një mbrëmje të pazakontë kulturore në Berlin, Kryeministri Edi Rama prezantoi 13 vizatime të tij në ambientet e Ambasadës së Italisë, në kuadër të një ngjarjeje të lidhur me ekspozitën e tij personale “Chrysalizing”, e cila po zhvillohet në Société Gallery. Ekspozita përfshin gjithashtu skulptura të krijuara nga Rama, i cili prej vitesh njihet edhe për aktivitetin e tij artistik krahas politikës. Gjatë eventit, ambasadori italian në Berlin, Fabrizio Bucci, zhvilloi një intervistë me kryeministrin, në një format jozyrtar që ndërthurte artin, kujtimet personale dhe politikën. Në një intervistë për ANSA-n, Rama kujtoi edhe të kaluarën e tij si sportist dhe artist, duke thënë me ironi: “Jam artisti më i mirë në botë mes kryeministrave dhe kryeministri më i mirë mes artistëve”. Duke u...