BE financon projektin 11 milionë euro për bashkitë. Rama: Dixhitalizimi problem për pushtetin vendor. Gonzato: Asnjë njësi s’do mbetet pas
Bashkimi Europian do të financojë një projekt për nevojat reale të komuniteteve në bashkitë e vendit si dhe rritjen e kapaciteteve teknike në administratën lokale. Prezantimi i EU4Municipalities II u bë ditën e sotme gjatë një ceremonie në Durrës ku merrnin pjesë ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe kryeministri Edi Rama. Diplomati i Brukselit u shpreh se ky program do të mundësojë bashkëpunimin e të gjithë bashkive në Shqipëri dhe shpjegoi rolin e tyre në këtë program. “Ky program është shumë i prekshëm. Këtu shndërrohen politikat në përmirësime të vërtetat për jetën e qytetarëve. Në të gjithë BE janë ato që i kthejnë investimet në vepra. Më shumë se 70% e rregulloreve të BE-së do të kthehen në terren në të gjitha bashkitë....
Burimi:
top-channel.tv