“BE është bekim për ne”, Rama: Unioni ndryshoi qasjen për zgjerimit pas agresionit Rus në Ukrainë

“BE është bekim për ne”, Rama: Unioni ndryshoi qasjen për zgjerimit pas agresionit Rus në Ukrainë

Metoda e zgjerimit e Bashkimit Europian për Kryeministrin Edi Rama është e ngadaltë. Në një intervistë për ish-ambasadorin italian në Tiranë Fabrizio Buçi postuar nga agjencia italiane ANSA, shefi i qeverise theksoi se agresioni Rus në Ukrainë, ndryshoi qasjen e Brukselit.  “BE-ja është një bekim për ne; roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di si ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar. “Më parë, ata thanë fjalët e duhura, por veprimet nuk pasuan. Kur erdhi pushtimi, ata kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbnin”, tha Rama. Megjithatë, për Ramën, Tirana zyrtare vijon punën për t’u bërë pjesë e unionit. “Ne duhet të bëjmë atë që duhet...