BE dha miliona për tranzicionin energjetik, qeveria shqiptare i bëri rrush e kumbulla për tjetër gjë

BE dha miliona për tranzicionin energjetik, qeveria shqiptare i bëri rrush e kumbulla për tjetër gjë

Denada Jushi - ACQJ/ Kur Bashkimi Europian shpalli paketën 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor në kulmin e krizës energjetike, synimi ishte i qartë: të ndihmonte rajonin të përballonte goditjen e menjëhershme, por njëkohësisht të përshpejtonte tranzicionin drejt një sistemi energjetik më të qëndrueshëm dhe më pak të varur nga krizat. Por disa vite më vonë, pyetja që ngrihet është më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë: çfarë ndryshoi realisht? Raporti i përgatitur nga CEE Bankwatch Network, rrjeti rajonal që monitoron financimet publike dhe projektet e mëdha në Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe publikuar nga PPNEA, jep një përgjigje jo fort optimiste. Sipas raportit, vetëm 163.1 milionë euro nga paketa totale prej 1 miliard eurosh mund të lidhen drejtpërdrejt me avancimin e Agjendës së Gjelbër në...