“Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë”/ Haxhiu i përgjigjet Berishës: E vërteta dhemb…

“Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë”/ Haxhiu i përgjigjet Berishës: E vërteta dhemb…

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e ka klasifikuar analistin si pjesë të “mafias së fjalës së lirë”, pas krahasimit që Haxhiu i bëri Berishës dhe Ramës, duke thënë se të dy e shijojnë pushtetin njëlloj. Haxhiu deklaroi se e vërteta dhemb dhe se Berisha shqetësohet shumë nga e vërteta, ndërkohë që nuk i bën fare përshtypje gënjeshtra, madje lumturohet prej saj. Haxhiu vijoi të insistojë se Rama dhe Berisha kanë pushtet paralel të ngjashëm. “Unë kur analizoj opozitën, sidomos njeriun që është që nga viti ’92 në një pushtet, herë direkt si President dhe kryeministër, herë në pushtet moral, si opozitë, pastaj kthehet për të kryer misionin si themelues që...