Bashkimi Europian i dhuron pajisje IT Prokurorisë së Përgjithshme, investim 240 mijë euro
Bashkimi Evropian i dhuroi sot Prokurorisë së Përgjithshme pajisje të rrjetit të Teknologjisë së Informacionit (IT), në kuadër të mbështetjes për dixhitalizimin e sektorit të drejtësisë në Shqipëri. Investimi, me vlerë 240,000 euro, përfshin furnizimin me pajisje, konfigurimin dhe instalimin, si dhe garancitë dhe shërbimet e mbështetjes teknike. Sipas njoftimit, këto pajisje do të shërbejnë për modernizimin dhe forcimin e infrastrukturës së rrjetit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të zyrave të ndryshme të prokurorisë në të gjithë vendin.
Burimi:
javanews.al