Bardhi sulmon Ramën: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë dështimin e një aktiviteti privat
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës lidhur me financimin e koncertit të Kanye Ëest, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe shpërdorim të parave publike. Në një reagim publik, Bardhi u shpreh se normalizimi i arrogancës dhe keqqeverisjes po çon drejt dobësimit të institucioneve shtetërore. Sipas tij, qytetarët shqiptarë, të cilët përballen me vështirësi ekonomike, nuk mund të detyrohen të paguajnë për dështimet e aktiviteteve private. Bardhi akuzoi kryeministrin se po përdor fondet publike për qëllime që nuk lidhen me interesin e qytetarëve, duke përmendur problematikat në shëndetësi, arsim dhe nivelin e ulët të pagave e pensioneve. Ai theksoi se buxheti i shtetit nuk duhet të përdoret për të mbuluar humbjet e aktiviteteve private. Reagim i Gazment...
Burimi:
syri.net