Bardhi nxjerr pjesë nga dosja e SPAK: Aruba është një e vërtetë që ulëret, Rama nuk e fsheh dot

Bardhi nxjerr pjesë nga dosja e SPAK: Aruba është një e vërtetë që ulëret, Rama nuk e fsheh dot

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e “Arubës”, duke publikuar pjesë nga dosja e SPAK dhe duke akuzuar kreun e qeverisë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë. Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se nuk ka qenë kurrë në Aruba dhe se nuk di çfarë është ky vend, ndërsa tha se kjo çështje është kthyer në një “të vërtetë” përmes rrjeteve sociale dhe algoritmeve. Bardhi ka publikuar një pjesë nga dokumentet e dosjes së SPAK, duke pretenduar se të dhënat për takimet në Aruba nuk janë krijuar nga rrjetet sociale, por vijnë nga përgjime zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge. “Aruba është një e vërtetë që ulëret dhe që Edi Rama nuk e fsheh dot...