Bardhi: Deklarata e Marta Kos, e papranueshme! Shqiptarët nuk janë të korruptuar

Bardhi: Deklarata e Marta Kos, e papranueshme! Shqiptarët nuk janë të korruptuar

Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas intervistës së Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson të paparanueshëm qëndrimin e Kos, e cila shprehet se shoqëria shqiptare e ka pranuar korrupsionin në vend. “Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar”, shprehet Bardhi. Ai shton se kryeministri Edi Rama po e mbron korrupsionin në vend, duke mbrojtur në Kuvend ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Më tej, Bardhi i kerkon institucioneve europiane të distancohen nga deklarata të tilla, duke i cilësuar si fyese dhe të papërshtatshme për një shoqëri që, sipas tij, mbetet ndër më proeuropianet në botë. “REAGIM I DETYRUAR! I pabesueshëm qëndrimi i Komisioneres së Zgjerimit...