Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike
Një banor të cilit iu prish ndërtimi pa leje në Theth vitin e kaluar, është një nga përfituesit e Paketës së Maleve. Me batuta e zhvilloi kryeministri Edi Rama bisedën më të, duke i thënë “koka bën, koka pëson”. Rama u tha banorëve të zonës se zhvillimi i pakontrolluar prish magjinë e Thethit, duke theksuar se ka ardhur koha për turizëm luksi. Zvicrën e vogël e keni këtu, u tha Rama banorëve. Banori i Thethit: Jam një nga të dëmtuarit e korrikut të kaluar. Ju falënderoj për mundësinë që po na jepni në mënyrë të ligjshme. Nusen e kam nga Ukraina, jetoj në Angli. Kam vendosur që me këtë mundësi të vazhdoj përpara. Pas çdo të keqeje vjen një e mirë. Jam optimist që të kthehem...
Burimi:
javanews.al