Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Banorët e Përrenjasit janë ngritur në protestë ndaj deklaratave të bëra në Komisionin e Reformës Territoriale se bashkia e tyre mund të shkrhet me bashkinë Librazhd. Kjo do të ishte e papranueshme dhe një goditje ndaj identitetit, historisë dhe zhvillimit të Përrenjasit. Debati është reflektuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Prrenjasit, ndërsa këtë të martë banorët kanë firmosur një peticion. Qytetarët kanë paralajmëruar se peticioni do t’u dërgohet institucioneve përgjegjëse, ndërsa nuk përjashtojnë organizimin e protestave të tjera nëse propozimi për bashkimin e Bashkisë së Përrenjasit me Librazhdin vijon të mbetet pjesë e diskutimeve për reformën e re administrativo-territoriale. Bashkia e Prrenjasit renditet e 31 -ta ndër 61 bashkitë e vendit tonë për nga numri i popullsisë me mbi 20.000 banorë...
Burimi:
vizionplus.tv