Banka Botërore fundos propagandën e Ramës: Spitalet bosh, miliarda të çuara dëm

Banka Botërore fundos propagandën e Ramës: Spitalet bosh, miliarda të çuara dëm

Rrjeti spitalor shqiptar funksionon me nivele të ulëta shfrytëzimi, ndërsa një pjesë e madhe e aktivitetit është përqendruar në pak institucione, sipas raportit të Bankës Botërore për financimin dhe efikasitetin e sektorit të shëndetësisë. Në vitin 2024, norma mesatare e zënies së shtretërve në spitalet publike ishte rreth 43%, pas një niveli prej 46% një vit më parë. Raporti e krahason këtë me një standard ndërkombëtar efikasiteti prej afërsisht 85%. Të dhënat tregojnë se numri i shtretërve spitalorë arriti në 8,911 në vitin 2024, nga 8,586 në vitin 2019, edhe pse popullsia e vendit ka rënë. Gjatë së njëjtës periudhë, popullsia e raportuar në tabelën e Bankës Botërore ra nga 2.86 milionë në 2.36 milionë banorë. Numri i personave të shtruar në spitale u rrit...