Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e pezullimit nga funksionet publike

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e pezullimit nga funksionet publike

Belinda Balluku ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës të pezullimit nga ushtrimi i funksioneve publike. Prokuroria e Posaçme vendosi të zgjasë hetime me 3 muaj për Belinda Ballukun dhe dy ish varësit e saj, drejtorët e mëparshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli, por edhe të pandehur të tjerë. Prokuroria e Posaçme i akuzon ata për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në ndërtimin e tunelit të llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe në kryeqytet. Në fund të muajit prill, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në të paktën 15 ambiente, që dyshohen si të lidhura me hetimet që SPAK po kryen ndaj ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Gjatë këtyre kontrolleve, janë...