Balliu: Rama po e çon Shqipërinë drejt turpit të madh, rrezikimit të Samitit të NATO-s në Tiranë si pasojë e qeverisjes së tij
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me lajmet se, Samiti i NATO-s rrezik të mos mbahet në Tiranë. Balliu shkruan se, kjo gjë po ndodh për shkak të qeverisjes së Edi Ramës. Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt një turpi të madh përballë aleatëve tanë. Rrezikimi i Samitit të NATO-s në Tiranë është pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes së tij. Prej kohësh kam paralajmëruar se Shqipëria nuk po përmbush detyrimet ndaj NATO-s, sepse fondet që duhet të shkonin për mbrojtjen po shpërdorohen nga korrupsioni. Kur vidhen paratë e shqiptarëve, nuk ka investime për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare. Partia Demokratike e anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe përmbushi detyrimet ndaj Aleancës. Sot, pas...
Burimi:
syri.net