Balliu: Kuvendi pa risi, po çon PD drejt shkatërrimit

Balliu: Kuvendi pa risi, po çon PD drejt shkatërrimit

Kandidatja e përjashtuar nga gara për kryetarin e PD, Alesia Balliu, shprehet se Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asnjë risi, por riktheu mashtrimin e radhës që Sali Berisha u përcolli demokratëve.Ajo komentoi edhe “bombën” gjermane e artikuluar nga deputeti i CDU, Peter Beyer në punimet e Kuvendit të PD, i cili tha se demokratët duhet të zgjedhin një kryetar të ri. “Disa skllevër u zëvendësuan me skllevër të tjerë. Nuk pashë ndonjë risi, por pashë vetëm gjuhën e vjetër të Berishës për të dhënë mashtrimin e radhës. Ndërkombëtarët duan ta shpëtojnë PD nga kthetrat e familjes së Berishës dhe sot Partitë Popullore Europiane e dhanë këtë mesazh”, deklaroi Balliu.Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i...