Balla zbulon emrin: Kush është personi i shpallur në kërkim që nxit dhunën në protestë

Balla zbulon emrin: Kush është personi i shpallur në kërkim që nxit dhunën në protestë

Në protestë ka persona me precedent penalë dhe të shpallur në kërkim. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla. Për mediat, ai zbuloi edhe emrin e personit, ndërsa shtoi se është faji i policisë që nuk e ka arrestuar, teksa theksoi se për këtë mund të kërkohet edhe një interpelancë me ministrin e Brendshme. “Protestuesit e vërtetë sot ndahen qytetarët që mbushin bulevardin dhe një grup personash me precedentë penalë. Kush bën dhunë, është element me precedent të rëndë kriminal. Kur kemi filluar të bëjmë transparencën, sapo kam njoftuar që njëri prej tyre, person në kërkim që s’është ndaluar, por vjen të bëjë dhunë aty, i dënuar në 20 vjet, 15 herë. Anton Frroku, është në kërkim nga policia, e keni...