Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të jemi kokëulur ndaj qytetarëve

Balla: PS, shërbëtore e popullit! Duhet të jemi kokëulur ndaj qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit bëri të ditur se Partia Socialiste vazhdon të jetë në shërbim të popullit, duke i dëgjuar dhe kthyer përgjigje për çdo shqetësim që ata kanë. Balla deklaroi se kundërshtarët e vërytetë të mazhorancës nuk janë as opozita as protestuesit, por punonjësit e administratës publike, që nuk u përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve. “Unë bëj pjesë tek ata njerëz që arrij të kthej përgjigje atyre që më shkruajnë, që janë të shumtë. Ka një pjesë të madhe të atyre që halli i tyre nuk zgjidhet se i tillë është norma ligjore. Ka shumë halle që nuk zgjidhen po nuk ka hall që nuk qahet. Ne jemi zgjedhur që në një...