Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin
Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar po shoqërohet me tensione dhe replika të forta, teksa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi PD-në për qëndrimin e saj ndaj protestës dhe mbrojti veprimet e Policisë së Shtetit. Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të tolerojë asnjë akt dhune ndaj efektivëve të policies, ndërsa u shpreh se PD është parti e përdhunuar nga protesta. “Jeni parti e përdhunuar nga ajo protestë. Por ne kurrësesi për asnjë moment s’do të tolerojmë që të goditen punonjësit e Policisë së Shtetit. Gjaku i punonjësve të Policisë së Shtetit është gjaku i vet shtetit. Kush guxon të ngrejë dorë mbi punonjësit e Policisë së Shtetit ngre dorë mbi vet shtetin. Policia po e...
Burimi:
javanews.al