Balla nga Brukseli: Shqipëria drejt BE-së pa kthim pas, negociatat në fazë vendimtare

Balla nga Brukseli: Shqipëria drejt BE-së pa kthim pas, negociatat në fazë vendimtare

Institucionet europiane vlerësojnë progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. Kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel. Sipas Ballës, si Parlamenti Europian, ashtu edhe Komisioni Europian dhe vendet anëtare, konfirmojnë se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në avancimin e negociatave, duke përmbushur detyrimet e marra në bashkëpunim me Komisionin Europian. “Institucionet europiane, Parlamenti, Komisioni edhe vendet anëtare konfirmojnë se Shqipëria ka bërë dhe po bën një përparim të dukshëm në avancimin e negociatave, duke vijuar përmbushjen e detyrimeve që kemi marrë bashkërisht me Komisionin Europian,” u shpreh Balla. Balla theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër realizimit të aspiratës për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke nënvizuar edhe klimën pozitive që,...