Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen në krye të PD, fituat një garë të fortë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa replikoi me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me investimet e huaja në Shqipëri, e ironizoi këtë të fundit për rizgjedhjen në krye të PD-së. Sipas Ballës, Berisha fitoi një garë të fortë në PD, edhe pse në zgjedhjet për kreun e partisë në garë ishte vetëm ai. “Urime edhe njëherë për fitoren në krye të PD-së, pasi ishte një garë e fortë. Urime edhe njëherë”, tha Balla. Sa i përket investimeve të huaja në Shqipëri, Balla tha se ato janë trefishuar gjatë qeverisjes së PS-së krahasuar me vitin e fundit kur në pushtet ishin demokratët. “Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifra dhe fakte. Në parantezë, nuk mund të mos vlerësoj qëndrimin pro investimit. Një...
Burimi:
vizionplus.tv