Balla i përgjigjet Koçekut: Mandatin e mori nga votuesit e PS, le ta provojë pa partinë

Balla i përgjigjet Koçekut: Mandatin e mori nga votuesit e PS, le ta provojë pa partinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sot për herë të parë lidhur me vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku për t’u larguar nga kjo forcë politike dhe për të dalë si përfaqësuese e pavarur. Balla tha se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për një largim të Koçekut nga grupi i PS-së, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë së Shkodrës për të nisur hetimet kryesisht lidhur me pretendimet e saj për kërcënime. kreu i grupit të PS-së “sfidoi” deputeten lidhur me mandatin, teksa nënkuptoi se nuk mund të marrë të njëjtat vota pa logon e Partisë Socialiste.“Nuk është rasti i parë në politikë. Në 2021, Bardhi akuzon Berishën se me Nokën ishin takuar me bandat në Elbasan për të intimiduar votuesit....