Bala: Si e mat Edi Rama që turizmi elitar është më i miri për ekonominë?

Bala: Si e mat Edi Rama që turizmi elitar është më i miri për ekonominë?

Gazetari Anri Bala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka ngritur akuza dhe kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij e vlerësojnë turizmin elitar në Shqipëri. Sipas tij, nuk ekzistojnë matje reale dhe të verifikueshme për të ardhurat që sjell ky sektor, ndërsa të dhënat e përdorura nga qeveria nuk pasqyrojnë realisht situatën në terren. ‘Si e mat Rama që ky lloj turizmi është i mirë për ekonominë? Si e mat Rama që këta 10 mijë punëtorë…’, u shpreh Bala, duke vënë në dyshim mënyrën e vlerësimit të ndikimit ekonomik të turizmit. Ai deklaroi se një mënyrë më reale për të kuptuar gjendjen e sektorit është analiza e platformave ndërkombëtare si ‘Booking’ dhe ‘Airbnb’,...