Avokati i Veliajt: Kushtetuesja duhet të vendosë për lirimin e kryebashkiakut, në të kundërt çështja shkon në Strasburg
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Në një lidhje direkte në Top News, Ndreca u shpreh se në këtë mënyrë, GJK i jep efektivitet vendimit të saj të mëparshëm për ta rikthyer kryebashkiakun Veliaj në detyrë. “Ne shpresojmë shumë dhe duhet me patjetër, ashtu si në rastin e parë, Gjykata Kushtetuese e tregoi pjekurinë e vet institucionale dhe ndërhyrjen për rikthimin e z.Veliaj në detyrë, unë mendoj se edhe në këtë rast, Gjykata Kushtetuese, duhet t’i japë efektivitet vendimit të saj. Sepse nga njëra anë thotë që duhet të shkosh në detyrë, dhe nga ana tjetër nuk ka kuptim që vetë po kjo gjykatë...
Burimi:
javanews.al