“Ato që kam thënë i bazoj në shumë burime”, Berisha nuk tërhiqet nga fjalët për ambasadorin

“Ato që kam thënë i bazoj në shumë burime”, Berisha nuk tërhiqet nga fjalët për ambasadorin

Pavarësisht deklaratave të Bashkimit Europian që mori në mbrojtje ambasadorin në Tiranë, Silvio Gonzato nga sulmet e Sali Berishës, kreu i demokratëve nuk ka bërë asnjë hap pas në deklaratat e tij. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Berisha u pyet për deklaratën e djeshme të BE-së që sulmet e tij të dy ditëve më parë në adresë të Gonzatos i konsideroi të papranueshme.Berisha tha se ka respekt për Komisionin dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare, por deklaratat e tij i mbështet në dy ose më shumë burime. “Çdo gjë që kam thënë, e kam pasur dhe e kam të bazuar në dy ose më shumë burime. Unë kam respektin më të madh dhe simpatinë më të madhe për Komisionin Europian, për ambasadorët, për...