“Arrestimi i Ballukut, emergjencë”, PD: Do kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për kërkesën e SPAK
Pas seancës plenare Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar për të diskutuar strategjinë në raport me kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e numrit dy të qeverisë Belinda Balluku. Kryetari grupit parlamentar Gazment Bardhi sqaroi gazetarët se opozita do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për të votuar heqjen e imunitetit të Ballukut para mbylljes vitit. “Çdo ditë që qëndron në zyrë, prish hetimet, intimidon dëshmitarët dhe ka urgjencë të jashtëzakonshme trajtimi i kësaj çështje dhe dhënia e autorizimit. Do kërkojmë mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm për heqjen e lirisë ndaj të pandehurës Balluku”, tha Bardhi. Një ditë para se të mblidhet këshilli për mandatet dhe imunitetin Bardhi akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi se nuk u ka dhënë deputetëve dosjen që SPAK-u ka sjellë për çështjen...