“Armatimi i Beogradit është vënë re edhe në Bruksel”, Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe sigurinë tonë

“Armatimi i Beogradit është vënë re edhe në Bruksel”, Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe sigurinë tonë

“Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”, thotë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në një prononcim për Top Channel, ministri nënvizoi se paqja dhe stabiliteti në Kosovë janë një prioritet i përbashkët ndërkombëtar dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në mbështetjen e saj ndaj Kosovës në çdo rrethanë. “Pikërisht për këtë arsye, çdo zhvillim në terren duhet parë në këtë kontekst: Kosova nuk është e vetme dhe paqja në të është një prioritet i përbashkët ndërkombëtar. E kemi thënë dhe do ta përsërisim: çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”, u shpreh ai. Reagimi i plotë i ministrit Ferit Hoxha për Top Channel: Shqipëria ka bërë zgjedhjen...