Arkëmorti i Azem Hajdarit nuk qe simbol

Arkëmorti i Azem Hajdarit nuk qe simbol

Nga Denisa Vata/ Brenda tij ndodhej trupi i një njeriu të vrarë. Një deputeti të Republikës së Shqipërisë. Një deputeti që më parë ishte plagosur në sallën e parlamentit. Një prej studentëve të Dhjetorit. Demokratët nuk dolën në protestë me një metaforë politike në 1998-en Ata përcollën trupin e një njeriu të vrarë pak orë më parë. Nuk ka asnjë ngjashmëri mes një funerali të vërtetë, një ceremonie shtetërore në Iran dhe një simboli proteste në Shqipëri. Nuk është hera e pare qe kujtimi i te rënëve përdoret për të ndërtuar narrativa politike. Ky është një precedent i rrezikshëm në politikë. Sepse historia nuk mund të përdoret si magazinë propagande. Azem Hajdari nuk është argumenti juaj politik. Trupi i pajetë i Azem Hajdarit nuk është...