Argita dhe Shkëlzeni votojnë për babain e tyre në referendumin e PD
Mes mbi 28 mijë demokratëve që morën pjesë në referendumin për konfirmimin e Sali Berishës në krye te Partisë Demokratike, janë edhe fëmijët e kryedemokratit, Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi. Procesi i votëbesimit të kryetarit, nisi në orën 08.00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e PD-së në vend, për t’u përmbyllur në orën 19.00, ndryshe nga ora 18:00 e lajmëruar më herët. Shkak për shtyrjen me 1 orë të procesit të votimit, u bë numri i lartë i anëtarëve në disa degë në Tiranë, Vlorë e Fier. Njoftimi erdhi pak minuta para mbylljes së votimit.
Burimi:
javanews.al