Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

Zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka, deklaroi se Shqipëria ka treguar se është në gjendje të përmbushë me sukses detyrimet e vendosura në kuadër të procesit të integrimit europian. Ajo theksoi se detyrat e reja janë vijimësi e atyre që u përmbushën me piketat e ndërmjetme. Sipas zëvendësministres, fokus i rëndësishëm mbetet forcimi i kapaciteteve të Policisë së Shtetit, si në aspektin intelektual ashtu edhe në atë strategjik. Gjithashtu, ajo nënvizoi se janë marrë masa për adresimin e emigracionit të parregullt dhe përmirësimin e logjistikës. “Shqipëria i mori kushtet e ndërmjetme dhe u deshën 12-13 muaj për t’i dorëzuar. E kemi treguar që nëse kërkohet diçka me ngulm realizohet, angazhimi i strukturës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërkohë që ka përkushtim të të gjitha strukturave....