“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”, Rama: EU4Municipalities II investim strategjik për modernizimin e bashkive

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”, Rama: EU4Municipalities II investim strategjik për modernizimin e bashkive

Është lançuar zyrtarisht programi strategjik EU4Municipalities II, një nismë që synon të forcojë pushtetin vendor në Shqipëri dhe të mbështesë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Programi parashikon investime konkrete në bashki, rritje të kapaciteteve administrative dhe modernizim të shërbimeve publike, me qëllim përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Kryeministri Edi Rama vlerësoi programin si një investim strategjik të Bashkimit Europian, që nuk synon vetëm mbështetje financiare, por kryesisht rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit të vendit në BE. Sipas tij, programi lidhet drejtpërdrejt me modernizimin e institucioneve vendore dhe me forcimin e kapaciteteve njerëzore, të cilat ai i cilësoi si një nga sfidat më të mëdha të kohës. Ai u shpreh se integrimi në Bashkimin Europian përfaqëson njëkohësisht...