Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Analiza / Pacolli ka financuar vetëm 5.7 mln euro për ndërtimin e Aeroportit nga paratë e veta, edhe ato si hua

Që kur shpërtheu konflikti mes dy aksionerëve në Aeroportin e Vlorës, qytetarët shqiptarë janë bombarduar me shifra pompoze mbi investimin në këtë projekt. Por cila është e vërteta sipas dokumentave zyrtare. Të dhënat nga bilanci zyrtar tregojnë se deri në fund të vitit të kaluar, totali i aktiveve i shoqërisë koncesionare VIA arriti 8.8 miliardë lekë ose 94 milionë euro me kursin aktual. Kjo shifër përfaqëson shumën maksimale të investuar deri në dhjetor 2025 në Aeroportin e Vlorës. Por shifra reale është më e ulët, pasi brenda kësaj shume gjenden edhe 1 miliardë lekë ose gati 11 milionë euro TVSH që kompania duhet t’i rimbursojë mbrapsht nga shteti. Por si janë financuar këto investime? Sipas pasqyrave financiare, 5.9 miliardë lekë janë financuar nga një kredi...