Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, u shpreh se diskutimet mbi çështjet e drejtësisë nuk janë luks, por një domosdoshmëri që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve. Ai theksoi se është hera e parë që tema të tilla trajtohen kaq hapur, duke shtuar se bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të mëparshme dhe për një proces që duhej të niste prej kohësh. Sipas Zogajt, fakti që në sallat e gjyqeve po paraqiten zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, të përfaqësuar nga avokatë të fortë dhe të përgatitur, është një zhvillim normal për një sistem drejtësie funksional. “Mendoj që nuk është diskutim luksoz edhe pse bëhet për herë të parë, dhe është një diskutim që...