Analisti: Berisha fitoi PD, por demokratët ende s’po bindin shqiptarët se mund të rrëzojnë Ramën
Kuvendi Kombëtar që mblidhet këtë të shtunë vjen në një moment kur Partia Demokratike ka mbyllur debatin për liderin, por jo atë për të ardhmen e saj të brishtë. Për analistin Alban Daci, rikonfirmimi i Sali Berishës me 23 maj ishte i pritshëm. Pyetja vërtetë e rëndësishme është një tjetër: është PD sot një forcë që bind shqiptarët se mund të rrëzojë Edi Ramën e të vijë në pushtet ? Në analizën e tij në emisionin “Studio Live”, në Report TV Daci nuk u ndal tek rezultati i zgjedhjeve të brendshme apo tek fakti që Berisha garoi i vetëm. Sipas tij, çështja thelbësore për një parti politike nuk është nëse kryetari gëzon mbështetjen e shumicës së anëtarëve, por nëse ajo parti arrin të bindë shoqërinë se përfaqëson një alternativë...
Burimi:
javanews.al