Anadolu: Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës, kërkohet dorëheqja e Ramës

Anadolu: Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës, kërkohet dorëheqja e Ramës

Opozita në Shqipëri ka vazhduar protestat antiqeveritare, ndërkohë që protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje, raporton Anadolu. Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, ka organizuar protestën kombëtare me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit u mblodhën para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetë të opozitës. Gjatë protestës nuk pati fjalime nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa protestuesit marshuan edhe në disa nga rrugët e kryeqytetit, duke përdor edhe koktej molotovi dhe fishekzjarrë pranë selisë së Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë, gjatë marshimit të protestuesve filluan edhe tensionet, pasi forcat e policisë nuk kanë lejuar protestën para selive të ministrive, duke shpërndarë...