Ambasadori i Ukrainës: Protestat paqësore janë e drejtë demokratike, por kërkesat mund të diskutohen edhe në Parlament

Ambasadori i Ukrainës: Protestat paqësore janë e drejtë demokratike, por kërkesat mund të diskutohen edhe në Parlament

Teksa protesta kundër qeverisë ka hyrë në javën e katërt, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodimir Shkurov, tha të hënën se protestat paqësore janë një e drejtë demokratike, por kërkesat e qytetarëve mund të adresohen edhe përmes institucioneve. Në një prononcim për mediat nga Roskoveci, Shkurov tha se ambasada ukrainase po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. “Ne po i ndjekim me vëmendje protestat dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe sigurisht në një shtet të lirë ekziston mundësia për të shprehur mendimin e lirë, por ne e dimë që paralelisht qeveria po shikon edhe kërkesat e protestuesve”, u shpreh ai. Ambasadori ukrainas tha se vendi i tij, i cili prej vitesh përballet me luftën, e njeh rëndësinë e protestave paqësore, por nënvizoi se...