Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Borovë, ku u kujtuan viktimat e masakrës së 6 korrikut 1943. I pyetur për protestat në Shqipëri ambasadori u shpreh se çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje me vlerat e BE është i mirëpritur. Ai theksoi se protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera. “Çdo aktivitet i shoqërisë civile që zhvillohet në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian është i mirëpritur. Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me këto vlera. Kush mban përgjegjësi për aktet e dhunës është ende çështje që duhet të sqarohet”, tha Bergner. Lidhur me masakrën e Borovës, ambasadori u shpreh se: “Do të doja të shtoja se kjo është një ditë për të mësuar nga e...