Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker, ka vlerësuar nga afër kapacitetet ushtarake të Shqipërisë gjatë një vizite në bazën ajrore të Kuçovës. Përmes një postimi në “X”, ai bëri të ditur se zhvilloi një fluturim mbi bazën, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke theksuar se vendi po rrit aftësitë në mbrojtjen kibernetike dhe po merr më shumë përgjegjësi Whitaker theksoi se këto çështje i diskutoi edhe me kryeministrin Edi Rama dhe ekipin e tij gjatë vizitës në Tiranë. Ai nënvizoi gjithashtu se SHBA pret që Shqipëria të arrijë objektivin për shpenzimet në mbrojtje në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të kërkuar nga Donald Trump, si një hap i rëndësishëm për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve ushtarake dhe lëvizshmërisë në...