Ambasada e Gjermanisë: Mbështesim punën e ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato
Ambasada Gjermane në Tiranë ka shprehur mbështetjen ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përmes një deklarate të përbashkët të ambasadorëve të vendeve të BE-së të akredituar në Shqipëri. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, me rastin e Ditës së Evropës, ambasadorët e vendeve të BE-së theksojnë se qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij. “Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe rikonfirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e përkushtuar të tyre”, thuhet në deklaratë. Ky mesazh i publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë vjen një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryediplomatin e Bashkimit Europian...
Burimi:
javanews.al