Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE
Ish-deputet i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shtroi dilemën, në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, nëse avancimi në kapitullin e 23 të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian është meritë apo sy-mbyllje e institucioneve. Ai iu drejtua ekspertes së fushës Nirvana Deliu duke ngritur pyetjen nëse progresi i deritanishëm në reformën e drejtësisë dhe integrimin europian ka ardhur si rezultat i meritës reale apo si pasojë e një “sy-mbylljeje” nga ana e institucioneve. “Unë do të kisha në fakt edhe një pyetje për patjetër zonjushën, zonjën si njohëse edhe më e mirë dhe më teknike, por dhe më e ftohtë në fund, lidhur me një çështje që, për ta bërë edhe më të thjeshtë edhe për ata që na dëgjojnë: se çfarë...
Burimi:
javanews.al