Aldo Shllaku rrëfen në podkastin e Ramës: Nga internimi, tek muzika e Spider-Man
Kryeministri Edi Rama, në episodin e 15-të të podkastit “Flasim”, sezonin e gjashtë, kishte të ftuar kompozitorin shqiptar me karrierë ndërkombëtare në Hollywood, Aldo Shllaku. Historia e tij u soll si një shembull i fuqishëm i suksesit të diasporës shqiptare, në kuadër të reflektimeve për Samitin e IV të Diasporës. “Origjinën e kam nga Shkodra, por jam lindur dhe rritur në Elbasan për shkak të internimit të familjes. Pas shkollës së mesme ika jashtë vendit,” tregoi ai, duke kujtuar fillimet e jetës së tij. Pas përfundimit të shkollës së muzikës “Onufri” dhe rënies së regjimit, ai emigroi fillimisht në Greqi e më pas në Kanada, ku nisi studimet për kompozicion në Montreal. Në Kanada u mora me kompozicion. Mbarova studimet në Montreal dhe më pas...
Burimi:
javanews.al