“Albanian Files”, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën

“Albanian Files”, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me atë që e cilëson si afera “Albanian Files”. Kallëzimi është dorëzuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe sipas demokratëve lidhet me dyshimet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në formën e bashkëpunimit si “Grup i Strukturuar Kriminal”. Në kallëzimin e paraqitur në SPAK, PD i referohet librit “The Albanian Files – Freedom and Architecture”, i botuar nga shtëpia botuese “Lars Müller Publishers”, me redaktim të shkrimtares Anneke Abhelakh dhe parathënie nga Edi Rama. Sipas Partisë Demokratike, përmbajtja e...