“Albanian Files” është aktakuza më e rëndë ndaj kësaj qeverie”/Reagon, Xhixho: Ky është shtet i kapur, paratë e pista..
Deputetja dhe njëherësh dhe Zëvendës-Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se “Albanian Files” është aktakuza më e rëndë ndaj kësaj qeverie. REAGIMI I ERISA XHIXHOS: “Albanian Files” është aktakuza më e rëndë ndaj kësaj qeverie. 523 projekte të përgatitura përpara se të ndryshohej ligji për Zonat e Mbrojtura. Kjo ngre vetëm një pyetje: kush e dinte paraprakisht se ligji do të ndryshohej? Ky nuk është zhvillim. Ky është shtet i kapur, ku ligjet shkruhen për klientët e pushtetit dhe jo për qytetarët. Ndërsa shqiptarët mezi përballojnë jetesën, apartamentet kushtojnë qindra mijëra euro, çmimet janë rritur në mënyrë të pajustifikueshme dhe ndërtimi është kthyer në strehën e parave të pista. “Albanian Files” nuk është thjesht një libër. Është...
Burimi:
sot.com.al