Alarmi i organizatave ndërkombëtare/ Kapidani: PD dënon çdo akt dhune ndaj gazetarëve, mbështesim thirrjet për hetim të plotë dhe të pavarur
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Viola Kapidani, deklaroi se deklarata e përbashkët e dhjetë organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare për lirinë e medias përbën një alarm serioz për gjendjen e demokracisë, lirisë së shprehjes dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Sipas saj, evidentimi i presioneve ndaj gazetarëve, mediave të pavarura dhe shoqërisë civile dëshmon degradimin e standardeve demokratike. Kapidani theksoi se PD dënon çdo akt dhune, kërcënimi apo intimidimi ndaj gazetarëve, mbështet thirrjen për hetim të pavarur të rasteve të raportuara dhe kërkon zbatimin e plotë të Protokollit të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve. Ajo i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë që ta pasqyrojnë këtë situatë në vlerësimet për shtetin e së...
Burimi:
syri.net