Akuzat për drogën dhe krimin/ Berisha kërkon hetim ndërkombëtar për Shqipërinë

Akuzat për drogën dhe krimin/ Berisha kërkon hetim ndërkombëtar për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Brukseli se organizata ndërkombëtare e qendrës së djathtë IDC-CDI do të krijojë një grup pune për mbledhjen e fakteve mbi atë që ai e cilëson “narko-shtetin shqiptar” dhe lidhjet e pretenduara mes qeverisë shqiptare dhe karteleve të drogës. Berisha tha se propozimi i tij u mirëprit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të IDC-CDI, ku ai mban postin e zv/presidentit. Sipas tij, grupi i punës do të fokusohet te krimi i organizuar dhe trafiku i drogës në Shqipëri dhe në vende të tjera, ndërsa do të mbledhë të dhëna dhe fakte për pretendimet e ngritura nga opozita. “Do të krijohet një grup pune i cili do të mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me...